Konflikte me bashkëshortin, 29 vjeçarja sajoji vjedhjen: Më lidhën me litar...Por ja çfarë ndodh më pas

Kronikë e zezë

Konflikte me bashkëshortin, 29 vjeçarja sajoji vjedhjen: Më lidhën me litar...Por ja çfarë ndodh më pas

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 09:43
Ilustrim

Një 29 vjeçare ka rënë në pranga e policisë për kallëzim të rremë, për vjedhjen e 65 mije lekëve të rinj.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Ndroq, ku sipas policisë rreth orës 04:40, në numrin e emergjencave 112, ka ardhur një njoftim se në  fshatin Pinet, Ndroq, në banesën e shtetasit I. Azuni, ku dyshohej se ka hyrë një person për të vjedhur. Sipas kallëzimit që është bërë personi kishte përfituar se i zoti i banesës ishte larguar, ka lidhur të shoqen shtetasen Dalina Azuni dhe më pas ka marrë në banesë shumën prej 65.000 lekësh 

Menjëherë në adresën e dhënë janë dërguar shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr 6, të cilët kanë filluar kontrollin e territorit dhe mbledhjen e informacioneve për autorët e mundshëm të kësaj ngjarje. 

Nga informacionet e marra  është mësuar se bashkëshortët Azuni, prej disa kohësh nuk kishin një marrëdhënie të mirë me njëri tjetrin. Duke qënë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr 6, kanë filluar hetimin në drejtim të një kallëzimi të rremë dhe nga ku kanë arritur të faktojnë se:

Pas largimit të bashkëshortit të saj, shtetasja Dalina Azuni, dyshohet ti ketë fshehur në  një nga dhomat e tjera  shumën e lekëve (të  cilat u gjetën nga kontrolli i ushtruar nga Specialistet e Policisë pas dyshimeve), më pas ka hapur dritaren e banesës dhe dyshohet se  ka lajmëruar familjarët që dikush kishte hyrë në banesë.

Kur kanë shkuar familjarët e kanë konstatuar të lidhur në banesë këtë shtetase. 

Nga intervistimi paraprak , shtetasja Dalina Azuni, pranon se  i ka bërë këto veprime vetëm për të tërhequr vëmendjen e të shoqit pasi kishte vënë re që kohët e fundit nuk kishin komunikim  dhe kishte mosmarrëveshje mes tyre. 

Duke qënë përpara këtyre fakteve Specialistët e Komisariatit të Policisë nr 6, kanë bërë arrestimin e shtetases: 

- Dalina Azuni, 29 vjeçe, banuese në Tiranë. 

Materialet proceduriale i'u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tianë, për veprat penale "Kallëzim i rremë" dhe "Njoftim i rremë në organet e rendit publik", parashikuar nga Nenet 305 dhe 272 të Kodit Penal. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat