Vodhën mishin në thertore pranga 36 vjeçarit nga Vlora, në kërkim shoku

Kronikë e zezë

Vodhën mishin në thertore pranga 36 vjeçarit nga Vlora, në kërkim shoku

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 12:23
Ilustrim

Policia ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas të cilët janë përfshirë në konflikt duke dëmtuar njëri-tjetrin, për motive të dobëta.

Policia njofton se të arrestuar janë Njazi Jonuzi, 48 vjeç, banues në Vlorë si dhe Emanuel Shametaj, 25 vjeç, banues në Vlorë. Policia ka bërë arrestimin në flagrancë të tyre për arsye se këta shtetas më datë 21.10.2016, në lagjen "Hajro Çakërri" janë përfshirë në konflikt dhe kanë ushtruar dhunë fizike kundrejt njëri-tjetrit për motive të dobëta, e për pasojë kanë marrë dëmtime trupore por në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë që policia ka njoftuar edhe arrestimin e një shtetasi tjetër dhe shpalljen në kërkim të bashkëpunëtorit të tij me akuzën e vjedhjes. 

Arrestimi i shtetasit Mikel Nikramaj dhe shpallja në kërkim e shtetasit A.B., u bë për arsye se më datë 22.10.2016 këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur produkte mishi në një thertore në pronësi të shtetasit A.G., në lagjen "Isa Boletini". jithashtu, më datë 08.08.2016, shtetasi Mikel Nikramaj dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri me vlerë (orë dhe varëse floriri) në banesën e shtetasit K.D., në lagjen  "28 Nëntori".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat