Hetimet: Si u spiunuan trafikantët shqiptarë me drogë në Itali

Kronikë e zezë

Hetimet: Si u spiunuan trafikantët shqiptarë me drogë në Itali

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 14:58
Pamje nga aksioni i policisë

Policia italiane ka arrestuar dy shqiptarë, ditën e djeshme, në Milano pasi iu gjetën më shumë se 200 kilogramë metanfetaminë, 225 kilogramë paracetamol që shërbente për të përzier kokainën dhe heroinën, 1 kilogramë marijuanë, 500 gramë kokainë dhe rreth 5 mijë euro.

Hetimet nisën në Komo për të përfunduar në Milano, pikërisht duke ndjekur gjurmët e dy shqiptarëve. Sipas hetuesve banesa e tyre në rrugën “Ripamonti” ishte transformuar, në një bazë të vërtetë logjistike për trafikun e drogës.

Por nuk ka qenë policia ajo që i ka pikasur. Vetë banorët e kësaj zone kishin njoftuar vazhdimisht lëvizjet e shqiptarëve, që solli më pas nisjen e hetimeve.

“Falënderoj banorët e zonës, deklaroi shefi i Guardia di Finanza në Como. Madje sipas mediave italiane banorët i dinin me saktësi vendet dhe oraret që lëviznin shqiptarët.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat