Sherr për borxh në Prizren, arrestohen dy persona

Kronikë e zezë

Sherr për borxh në Prizren, arrestohen dy persona

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 15:07
Ilustrim

Një kanosje me armë ka ndodhur dje në Prizren për shkak të një borxhi.

Dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës, ndërkaq njërit prej tyre i është gjetur një armë AK-47 në shtëpinë e tij.

Raporti i Policisë:

KANOSJE ME ARMË-LËNDIM I LEHTË TRUPOR-DËMTIM PRONE

Prizren 22.10.2016-16:10.Raportohet se pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi, gjashtë të dyshuar meshkuj K-Shqiptar kanë hyrë në lokalin pronë e viktimës mashkull K-Shqiptar dhe kanë kanosur dhe sulmuar viktimën. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe ka pranuar tretman mjekësor. Me urdhër të prokurorit janë bastisur dy shtëpitë  të dyshuarave me ç rast është gjetur dhe konfiskuar  një armë AK-47 me një karikator dhe 22 fishekë të kalibrit të pa njohur.  Një i dyshuar është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa të dyshuarit tjerë gjenden në arrati dhe mbeten ne kërkim te Policise.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat