I “sëmuri” vret gruan. Familjarët: Ndërpreu kurën se humbi “KEMP”-in

Kronikë e zezë

I “sëmuri” vret gruan. Familjarët: Ndërpreu kurën se humbi “KEMP”-in

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 15:21
Ilustrim

“Ç’të bëj, e vrava...”. Ky ka qenë shpjegimi i Kasem Lilës për vrasjen e bashkëshortes Fize Lila dhe plagosjen e rëndë të kunatës.

Autori i moshës 56-vjeçare vuante prej kohësh nga problemet mendore, ndërkohë që pas ndërprerjes së kurës, tre javët e fundit ishte shfaqur problematik. 

“I ndërprenë pensionin dhe ka 3 javë që nuk ka pirë ilaçet. Ta shikoje në pamje të jashtme ishte shumë në rregull, por e kishte defektin në tru. Nga ndërprerja e “KEMP”-it u bë i dhunshëm”, tregojnë të afërmit.

Krimi në familjen Lila ndodhi mbrëmjen e së shtunës, kur gjatë një debati familjar, autori rrëmbeu çiften me leje që mbante i vëllai, i plagosi atij gruan, ndërkohë që vrau bashkëshorten e tij, 41-vjeçaren Fize Lila.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat