Ja kush është gruaja nga Ndroqi që sajoi grabitjen për vëmendjen e burrit

Kronikë e zezë

Ja kush është gruaja nga Ndroqi që sajoi grabitjen për vëmendjen e burrit

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 16:04
Ilustrim

Një histori si nëpër filma ndodhi dje në fshatin Ndroq të Tiranës, ku një 29-vjeçare sajoi se ishte grabitur dhe lidhur me litar, vetëm që bashkëshorti i saj t’i kushtonte vëmendje njësoj si më parë.

Ajo është Dalina Azuni, gruaja në foton më poshtë, e cila tashmë akuzohet nga Policia e Tiranës për kallëzim të rremë.

Dalina u arrestua pasditen e djeshme në orën 4:40 me dy akuza dhe i shoqi, I.Azuni, pas dyerve të komisariatit, tani po interesohet sesi ta shpëtojë me sa më pak dënim.

Policia e Tiranës njoftoi se dje pasdite kishte marrë një telefonatë nga fshati Pinet, Ndroq, ku njoftohej se një hajdut kishte lidhur gruan e re në familjen Azuni dhe u kishte vjedhur 65 mijë lekë.

Realisht, gruaja e lidhur ishte gjetur nga familjarët, pasi kishte kërkuar ndihmë nga dritarja duke i thirrur.

Policia në alarm ka nisur kontrollin në shtëpi dhe hetimin për autorët, por ajo ç’ka zbuloi ishte e çuditshme: Paratë ishin fshehur në një nga dhomat e shtëpisë nga vetë zonja gjoja e grabitur. Dalina ishte lidhur vetë dhe alarmi ishte vënë prej saj.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat