Kapet në Greqi si emigrant i paligjshëm, por i zbulohet mashtrimi në Shqipëri

Kronikë e zezë

Kapet në Greqi si emigrant i paligjshëm, por i zbulohet mashtrimi në Shqipëri

Më: 23 tetor 2016 Në ora: 22:17
Ilustrim

Një 27-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi ndaj të cilit ishte lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar nga autoritetet shqiptare

27-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, kërkohej nga Shqipëria për mashtrim. 

Ai u kap nga policia greke në Follorinë si një emigrant i paligjshëm, por pas verifikimeve rezultoi ka dosje penale në vendin tonë. 

Greqia ka nisur procedurat për ekstradimin e tij në Shqipëri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat