Drogë dhe armë, 11 persona në pranga në Fier

Kronikë e zezë

Drogë dhe armë, 11 persona në pranga në Fier

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 08:35
Pamje nga aksioni i policisë

Pas një hetimi të bërë me metodat speciale Policia Fier në bashkëpunim edhe me Sektorin për Hetimin e Narkotikëve në Policinë e Shtetit kanë sekuestruar 343 kg lëndë narkotike kanabis sativa, 425 fara bime kanabis, 1 armë zjarri gjysmë automatike dhe 75 fishekë model 56.

Ndërkaq në flagrancë janë arrestuar 11 persona, 3 po procedohen penalisht dhe 2 të tjerë shpallen në kërkim.

Arrestimet janë bërë gjatë operacionit të koduar  ”GRYKA”. Në pranga janë vënë:  

Mehmet Skënderaj, 63 vjeç, banues në lagjen “Çole” Vlorë.

Leo Tafa, 33 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.

Eglantin Tafa, 35 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.

Ardit Tafa, 20 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.

Dorian Tafa, 34 vjeç, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.

Miklovan Kuka, banues në fshatin Rreth Libofshë, Fier.

Artan Skënderaj, 35 vjeç, banues në Ksamil.

Meto Skënderi, 38 vjeç, banues në fshatin Libofshë, Fier.

Image

 

Gjithashtu u proceduan penalisht shtetaset:

J.M, 26 vjeçe, banueae në fshatin Mallas, Mallakastër.

T.Gj, 39 vjeçe, banuese në fshatin Libofshë, Fier.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e shtetasit Mehmet Skënderaj, në fshatin Ninësh, Mallakastër, janë kapur në flagrancë dhe ju gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 145 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis dhe 425 fara bime lëndë narkotike e dyshuar kanabis.

Dosja i ka kaluar Prokurorisë pranë së Krimeve të Rënda Tiranë për veprat penale të “Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve” e “Trafikim të narkotikëve”.

Në vijim të këtij operacioni dhe mbi bazën e informacioneve të mara në rrugë operative, nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasve:

 Fatos Skënderaj, 33 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër.

Image

 

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 91 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa, 1 armë zjarri gjysëm automatike dhe 75 copë fishekë.

Albert Sulaj, 37 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 22 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sariva.

 Barjam Sulaj, 59 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 2 kg lëndë narkotike e dyshur Cannabis Sativa.

U procedua penalisht shtetasi:

A. S, 82 vjeç, banues në fshatin Ninësh Mallakastër.

Fatos Skënderaj, 33 vjeç, banues në fshatin Ninësh, Mallakastër.

Nga kontrolli i ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 21 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa

Gjithashtu janë shpallur në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasve:

V. S., 81 vjeç, dhe P. S., 39 vjeç, pasi në banesën e shtetasit V. S., e cila shërbente si bazë për prodhimin dhe shitjen e lëndës narkotike, janë gjetur e sekuestruar 62 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis sativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat