37 kg drogë në banesë, në kërkim çifti i të rinjve

Kronikë e zezë

37 kg drogë në banesë, në kërkim çifti i të rinjve

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 10:25
Foto

37 kg drogë është sekuestruar nga policia në një tjetër operacion antikanabis.

Burime zyrtare të policisë bëjnë me dije se në lagjen “Skënderbeg” në Shkodër u finalizua operacioni i radhës i koduar “DRYING”, ndërsa u shpallën në kërkim një çift bashkëshortësh, M.K. 25 vjeç dhe F.Gj. 23 vjeçe, të dy banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën ku banonin dy të rinjtë u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale 37 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis sativa.

Materialet proçeduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Prodhimi  dhe shitja e narkotikëve” në bashkëpunim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat