3 të arrestuar… tentuan të grabisnin me armë menaxherin e një lokali

Kronikë e zezë

3 të arrestuar… tentuan të grabisnin me armë menaxherin e një lokali

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 10:37
Ilustrim

Tre të rinj kanë përfunduar në prangat e policisë së Vlorës, pasi nën kërcënimin e armës tentuan të vjedhin menaxherin e një lokali në Radhimë.

Burime zyrtarë bëjnë të ditur se të arrestuari janë Besjan Hibraj, 24 – vjeç, dhe vëllezërit Klajdi Spahaj, 26 – vjeç, dhe Domeniko Spahaj, 21 – vjeç, të tre banues në Vlorë.

Sipas policisë, rreth orës 19:00 të së dielës, këta persona në bashkëpunim me njëri – tjetrin, si dhe me persona të tjerë, ende të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin me armë zjarri menaxherin e një lokali në Radhimë, 26 – vjeçarin me iniciale A.B.

Gjithashtu, në përleshje me njëri – tjetrin gjatë tentativës së vjedhjes ka mbetur i plagosur në këmbë një prej autorëve, Klajdi Spahaj, i cili ndodhet në kushtet e arrestit në Spitalin Rajonal të Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.

Policia thotë se po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes, identifikimin e autorëve të tjerë dhe kapjen e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat