Burg për jetë ish-gardistit që vrau gruan e tij

Kronikë e zezë

Burg për jetë ish-gardistit që vrau gruan e tij

Më: 24 tetor 2016 Në ora: 11:03
Admir Dervishi

Ish-gardisti i Gardës së Republikës, që vrau në muajin prill 2016 bashkëshorten është dënuar me burg. Vendimi është dhënë sot nga Gjykata e Lartë. Hetimi për ‘të nisi më datën 6.04.2016, ditë kur dhe ai kreu dhe aktin makabër.

Lidhur me këtë ngjarje, gjatë ditës së djeshme, Prokuroria e Krimeve të Rënda në një deklaratë të shkurtër për mediet, ka bërë më dije se, ka përfunduar hetimet dhe që kërkon dënimin maksimal për Admir Dervishi.

Informacionet pohojnë se, pas marrjes së vendimit, pritet që më 9 shtator të këtij viti, të zhvillohet seanca, ku gjykata do të vendosë për dënimin e Dervishit. Ngjarja e mëngjesit më 6 prill, ku me armën e shërbimit, ai qëlloi 3 herë drejt bashkëshortes së tij Ilda Dervishi, pas një konflikti për arsye banale.

Ish-gardisti u prangos pak orë pas ngjarjes, ndërsa për motivet e ngjarjes ai vetë u shpreh se shkak ishte bërë xhelozia dhe kushtet ekonomike me të cilat ata po përballeshin muajt e fundit. Në njoftimin për mediat, Prokuroria ka shtuar se tashmë ajo ka ngritur ndaj ish-efektivit të Gardës, akuzën e vrasjes për shkak të marrëdhënieve familjare. Nëse do t’i referohemi Kodit Penal, kjo vepër e nenit 79/c, dënohet me 20 vite burg deri në burgim të përjetshëm.

Dervishi jo vetëm i mori jetën bashkëshortes, por ai ka lënë në enigmë fatin e dy fëmijëve të vegjël, të cilët të mbetur vetëm, pas vrasjes së të ëmës, ndërkohë që, i ati është në burg, nuk dihet se ku ata janë. 29-vjeçari Admir Dervishi nga Tepelena, punonjës i Gardës së Republikës dhe baba i dy fëmijëve, qëlloi bashkëshorten me armë zjarri, e ku shenjat e plumbit mbetën tek dera e shtëpisë.

Rrëfimi i fëmijëve, i Keidonit 4 vjeç ka qenë tronditës. Ai dhe motra e tij 1 vjeçe, ishin dërguar para krimit te fqinjët, e që me siguri nuk e kanë kuptuar krimin, por djali, kohë më parë është shprehur se, “babi me mamin u zunë dhe më pas babi…pam pam”, ka thënë ai. Policia ka treguar se, fëmijët kanë qenë tejet të trembur dhe se ata kanë qarë gjatë gjithë kohës. “Nuk doja ta vrisja, doja ta trembja dhe t’i qëlloja te këmbët. Por ajo më ofendoi dhe më pas e qëllova”.

Ka qenë kjo dëshmia tronditëse që dha para disa javëve përpara trupit gjykues, punonjësi i Gardës, Admir Dervishi. Ai tha se, ditën e ngjarjes kishte pasur debate me gruan e tij, Ida Dervishin, pasi që ajo kishte bllokuar derën dhe nuk e linte të dilte nga shtëpia. Për këtë arsye, ai tha se, ka nxjerrë armën dhe e qëlloi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat