Policia e Kosovës ka identifikuar dhe arrestuar një të dyshuar në Prizren, i cili ka pranuar se në shtëpinë e viktimës femër kishte dëmtuar derën e hyrjes, nga ku kishte vjedhur një televizor dhe një pajisje për wireless.
Gjatë hetimeve është identifikuar edhe i dyshuari i dytë , i cili i kishte blerë gjësendet e vjedhura të cilat janë sekuestruar.
Gjithashtu gjatë kontrollit tek i dyshuari i dytë, është gjetur dhe konfiskuar edhe një sasi e dyshuar e narkotike e llojit marihuanë. Me vendim të prokurorit i dyshuari i parë dërgohet në mbajtje, ndërsa tjetri lirohet në procedurë të rregullt.