Vidhnin rrymën, arrestohen dy biznesmenë

Kronikë e zezë

Vidhnin rrymën, arrestohen dy biznesmenë

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 10:00
Ilustrim

Policia ka rikthyer arrestimet për vjedhjen e energjisë elektrike. Burime zyrtare nga uniformat blu thanë se kanë goditur 3 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në flagrancë janë kapur 2 pronarë biznesesh dhe shpallet në kërkim pronari i një biznesi tjetër.

Janë arrestuar Baftjar Përlesha, pronar i një lokali Bar-Kafe dhe Naim Suçi, pronar i një loto Sport – Kafe.

Si dhe është shpallur në kërkim 40-vjeçari me inicialet A. K., 40 vjeç, banues në Mat, pronar i një lokali Bar - Restorant, i cili në momentin e kontrollit nuk është gjetur në dyqanin e tij.

Dosja është dërguar në Prokurorinë e Matit, për akuzat e “Vjedhjes së energjisë elektrike ose impulsive telefonike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat