I dehur dëmton dy shenja trafiku, arrestohet shoferi

Kronikë e zezë

I dehur dëmton dy shenja trafiku, arrestohet shoferi

Më: 25 tetor 2016 Në ora: 13:49
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se dje ka arrestuar një person, i cili në gjendje të dehur ka dëmtuar dy shenja trafiku.

Rreth orës 04:15 të mëngjesit të datës 24 tetor, Policia në Mitrovicë kishte vërejtur se në rrugën “Mbretëresha Teutë’’ ishin dëmtuar dy shenja trafiku, ku nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes Policia dyshimet i ngrit te goditja e shenjave nga ana e ndonjë automjeti në lëvizje. 

Pas disa orë hetimi të mirëfilltë të rrethanave të vendit të ngjarjes, dhe ka arritur të identifikojë veturën dhe drejtuesin e saj, tashmë të dyshuarin e arrestuar nga Policia”, thotë PK.

Bëhet e ditur se nga hetimet e deritanishme i dyshuari, drejtuesi i veturës, në kohën e incidentit kur kishte goditur dy shenjat e trafikut ishte nën ndikimin e alkoolit, që ka rezultuar me 1.53 promila.

“Ndaj të dyshuarit është iniciuar procedurë për ‘rrezikim të trafikut publik’. Të dyshuarit pas procedurave me vendim të prokurorit të çështjes i është caktuar masa e ndalimit policor”, thotë PK./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat