I vdiq gruaja në aksident teksa udhëtonte me të, arrestohet bashkëshorti

Kronikë e zezë

I vdiq gruaja në aksident teksa udhëtonte me të, arrestohet bashkëshorti

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 11:11
Ilustrim

Policia e Matit ka arrestuar Xhabir  Murra, 67 vjeç, banues në fshatin Mallunxë Mat.

Arrestimi i tij u bë pasi ditën e djeshme, rreth orës 18:00, në aksin rrugor  Burrel- Milot, në fshatin Baz, Xhabir Murra, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen” me targë AA 849 JR, ka humbur kontrollin dhe automjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën bashkëshortja e tij, N.M, 67 vjeçe.

Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë  Rrethit Gjyqësor Mat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat