Zbulohet tuneli i drogës që lidh Meksikën me SHBA-në, gjenden tonelata kanabisi

Kronikë e zezë

Zbulohet tuneli i drogës që lidh Meksikën me SHBA-në, gjenden tonelata kanabisi

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 12:16
Ilustrim

Një tunel që përdorej nga trafikantët e drogës për të shkuar nga Meksika në SHBA është zbuluar nga autoritetet meksikane. Tuneli është ndërtuar 7 metra nën tokë poshtë një shtëpie dhe është i gjatë 514 metra.

Me një gjerësi prej 3 metra, ky tunel është i pajisur me energji elektrike, ku nuk mungon ndriçimi dhe ajrimi. Në banesën, poshtë së cilës fillonte tuneli, u gjetën 2 ton marijuanë. Ky tunel përdoret nga trafikantët për të transportuar drogë nga Meksika në SHBA, në mënyrë që t’u shmangen kontrolleve policore në kufi.

Departamenti Amerikan i Sigurisë Kombëtare nuk e ka konfirmuar nëse tuneli arrin në tokën amerikane, ndërsa disa media raportojnë se tuneli përfundon në San Diego.

Nuk është ende e qartë se nga cili grup kriminal është ndërtuar ky tunel, por dyshimet janë se përgjegjës është karteli i njohur ‘Sinaloa’ që udhëhiqet nga El Chapo, dhe që prej vitit 2000 kontrollon trafikun e drogës në Tijuana. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat