Vdekja e 17-vjeçarit në Landfillin e Sharrës, gjykata lë në burg përgjegjësin e turnit

Kronikë e zezë

Vdekja e 17-vjeçarit në Landfillin e Sharrës, gjykata lë në burg përgjegjësin e turnit

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 13:24
Ardit Gjoklaj

Pas vdekjes së 17-vjeçarit Ardit Gjoklaj në Landfillin e Sharrës, Gjykata e Apelit ka lënë në burg Dëfrim Hakramën.

Ky i fundit ishte përgjegjës i turnit të natës në këtë landfill ku u gjet trupi i pajetë i adoleshentit.

Ardit Gjoklaj, u gjet i vdekur të dielën e 7 Gushtit, në vendin e grumbullimit të plehrave në Sharrë, me dëmtime të shumta në kokë, trup dhe gjymtyrë.

Familjarët e tij kërkuan zbardhjen e ngjarjes, duke pretenduar se djali ishte vrarë dhe trupi ishte fshehur për më shumë se 10 orë.

Lidhur me këtë ngjarje u ndaluan 4 persona; Besnik Braha, përgjegjës i firmës 3K, Edmond Kollari, drejtues eskavatori, Dëfrim Hakrama, përgjegjës turni dhe përgjegjësi i punonjësve, Bujar Daja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat