Iu "gjuajt" shitëses në Kërçovë, burg për 62-vjeçarin nga Shqipëria

Kronikë e zezë

Iu "gjuajt" shitëses në Kërçovë, burg për 62-vjeçarin nga Shqipëria

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 16:20
Ilustrim

Zyra e jashtme për punë penale Kërçovë parashtroi padi penale ndaj H.M. (62) nga Shqipëria për shkak të ekzistimit të dyshimit të bazuar për vepër të kryer penale “dhunim”. Nga Gjykata Themelore-Kërçovë, personit H.M. i është shqiptuar dënimi me burg në kohëzgjatje prej tre muajve dhe është dërguar në SHNP Idrizovë në Shkup.

Siç kumtoi sot MPB, i pandehuri më 19 tetor të këtij viti ka hyrë në një shitore në Kërçovë dhe ka kërkuar të blejë xhup. Në momentin kur është shërbyer nga e punësuara, i është afruar dhe ka filluar të kryejë veprime seksuale, duke e prekur në trup.

E punësuar ka arritur ta shtyejë dhe është nisur drejt hapësirës ndihmëse të objektit, prej ku ka marrë thikë me qëllim që të mbrohet. Në atë moment nga hapësira tjetër ka dalë e punësuara tjetër, pas çka i pandehuri ka dalë nga shitorja dhe është nisur në drejtim të panjohur. Shumë shpejt më pas ai është gjetur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat