Arrestohet shqiptarja, drejt Mançesterit me letra italiane të falsifikuara

Kronikë e zezë

Arrestohet shqiptarja, drejt Mançesterit me letra italiane të falsifikuara

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 18:37
Foto

Një grua 42-vjeçe shqiptare është arrestuar nga policia kufitare në aeroportin e Katanias. Irsa H. do udhëtonte drejt Mançesterit me letra italiane të falsifikuara.

Efektivët kur panë kartën e identitetit, italiane, vunë re se disa numra të serisë ishin fshirë. Numra të tjerë ishin vendosur me anë të një makinerie që përdoret për falsifikime.

Pas është marrë në pyetje, gruaja shqiptare ka pranuar se ishte nisur drejt Mançester me letra false. Ajo iu ka treguar efektivëve një fotokopje të pasaportës shqiptare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat