Djali me probleme mendore dëmton shtëpinë e tij, më pas sulmon policin

Kronikë e zezë

Djali me probleme mendore dëmton shtëpinë e tij, më pas sulmon policin

Më: 26 tetor 2016 Në ora: 19:42
ilustrim

Policia e Kosovës, të dielën rreth orës 14:30, ka pranuar një informatë nga ankuesi, shqiptar i Kosovës, se djali i tij (besohet me probleme mendore), ishte mbyllur në njërën nga dhomat e shtëpisë dhe kishte filluar t’i thyej orenditë.

Njësitet policore nga stacioni i Gjilanit, me urgjencë kanë dal në vendin e ngjarjes, kanë bërë përpjekje që përmes komunikimit ta bindin të dyshuarin që ta hap derën e dhomës, mirëpo i dyshuari ka refuzuar.

“Familjarët kanë hapur derën me forcë, ku i dyshuari është bërë jashtëzakonisht agresiv dhe i njëjti sulmon njërin nga policët, duke gjuajtur me një mjet të fortë, me ç’rast zyrtari ka pësuar lëndime trupore në dorë (raport mjekësor). Zyrtarët policorë kanë arritur që të dyshuarin ta fusin nën kontroll”, njofton PK.

Pas kontrollës nga mjeku psikiatër, i dyshuari është ndaluar për tretman të mëtutjeshëm në repartin e psikiatrisë, ndërsa lidhur me veprimet e tij të kundërligjshme, Prokurori ka lëshuar vendimin mbi ndalimin për 48 orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat