Duhan kontrabandë, arrestohen në shtëpitë e tyre 5 shkodranë

Kronikë e zezë

Duhan kontrabandë, arrestohen në shtëpitë e tyre 5 shkodranë

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 10:10
Ilustrim

Prokuroria e Shkodrës ka lëshuar urdhër-arrestet për 5 shkodranë pasi akuzohen për kontrabandë duheni. Në bazë të një hetimi proaktiv të zhvilluar nga prokuroria lokale, në bashkëpunim me Policisë e Shkodreës, u arrestuan 5 persona, si edhe po zhvillohen hetime për disa të tjerë, të gjithë të dyshuar për “kontrabandë…” të cigareve.

Në vijim të këtij hetimi, Prokuroria e Shkodrës ka marrë lejen e gjykatës dhe ka urdhëruar kontrollin e disa banesave në Shkodër, Vaun e Dejës, Malësi të Madhe dhe Shijak, në bazë të të cilave u krye arrestimi në flagrancë i 5 personave të mëposhtëm:

N. Bilani, 55 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 61 steka cigare të markave të ndryshme pa dokumentacion përkatës.

R. Lulaj, 67 vjeç, pasi gjatë kontrollit të banesës së tij u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 101 pako duhani i grirë dhe një makinë grirëse duhani.

A. Isufaj, 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën 290 paketa kondrabandë.

K. Guri, 48 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 2000 llampa kondrabandë.

5. U bë shpallja në kërkim e shtetasit A. M., pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij u gjetën 46 steka cigare kontrabandë.

Gjithashtu në kuadër të këtij procedimi penal Prokuroria Shkodër ka dërguar për ekzekutim urdhër për kontrolle banese edhe në Shijak, ku u arrestua shtetasja F. Qejvani, të cilës iu gjetën 4 mijë paketa cigare të markave të ndryshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat