Serbja në Kralevë vret nënën, babanë dhe vëllanë

Kronikë e zezë

Serbja në Kralevë vret nënën, babanë dhe vëllanë

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 10:43
Kralevë

Një krim i rrallë ka ndodhur mbrëmë në një familje serbe në Kralevë. Siç njoftojnë mediet serbe, krimi ka ndodhur pas një zënke familjare.

E bija e familjes Aleksiq, 51 vjeçja Slavica Laziq, pas zënkës priti derisa anëtarët e familjes të shkonin për të fjetur. Pastaj ajo , me sëpatë, me radhë goditi, së pari babanë e vet 75 vjeç me inicialet Predrag, vëllanë, Slavolubin 54 vjeçar , dhe nënën Milanka Aleksiq, 73 vjeçare. 
Pas vrasjes mizore ajo kishte ftuar policinë e cila edhe e arrestoi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat