Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Kronikë e zezë

Arrestohet një i dyshuar në Prishtinë për keqpërdorim të detyrës zyrtare

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 11:52
Ilustrim

Policia e Kosovës sot ka bërë arrestimin e një personi të dyshuar në rajonin e Prishtinës.

I dyshuari i arrestuar , dyshohet të ketë kryer veprën penale ‘keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar’, i cili dyshohet se ka nxjerrë një vendim të kundërligjshëm për anulimin e një tenderi, që nuk përkon me Ligjin e Prokurimit Publik.

I njëjti dyshohet se nuk i ka përfillur vendimet e OSHP-së, duke lënë kështu pezull procedurën tenderuese. Pas prezantimit të lëndës te prokurori, të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë./BS/

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat