Policia e Kosovës njofton se ka gjetur veturën e tipit Opel Kadet, e raportuar nga një ankues nga Lipjani, ditë më parë si e vjedhur.
Në veturë gjendeshin edhe disa pajisje pune.
“Viktima mashkull K-Shqiptar ka raportuar se i është vjedhur vetura e tij Opel Kadet si dhe disa pajisje pune të cilat gjendeshin në veturë. Rreth orës 15:40 vetura është gjetur dhe e njëjta i është dorëzuar pronarit”, ka njoftuar policia./BS/