240 litra naftë e pa markuar dhe kontrabandë, 1 i arrestuar

Kronikë e zezë

240 litra naftë e pa markuar dhe kontrabandë, 1 i arrestuar

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 12:18
Ilustrim

Specialistët e Kundër Krimit Ekonomik të Durrësit në bashkëpunim me Drejtorinë e Doganave Tiranë, në vijim të punës për parandalimin e informalitetit kanë vënë në pranga 29 – vjeçarin Olsi Beshi, banues në qytetin bregdetar.

Ndalimi i tij u bë në lagjen Nr.13, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në furgonin e tij, Benz me targa DR 9947 C, iu gjet 240 litra naftë e pa markuar në masën 100% dhe kontrabandë.

Mbi 29 – vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Kontrabanda me mallra që paguhet akcizë” dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat