Kanabis nga Shkodra për në Itali me autobus, prangosen 3 persona

Kronikë e zezë

Kanabis nga Shkodra për në Itali me autobus, prangosen 3 persona

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 13:41
Ilustrim

Një sasi droge është gjetur në një autobus të linjës nga Shkodra drejt Italisë dhe policia ka bërë të ditur se ka ndaluar 3 persona, të tre shoferë të autobusit.

Burime nga uniformat blu të Shkodrës thanë për SYRI.net se mbrëmjen e djeshme në orën 18:00, në Muriqan, në autobusin tip “Setra” me targë AA 431 KR të kompanisë “Arnik Tours” që udhëtonte nga Shkodra në drejtim të Italisë, me drejtues Marjan Kopshti, Lec Marketaj dhe Fadil Çekoviç, nga kontrolli i bagazheve u konstatua një valixhe pa pronar, ku nga kontrolli dhe peshimi rezultoi 11 kg e 492 gr. bimë narkotike e llojit kanabis sativa.

Policia thotë se është duke punuar për identifikimin dhe kapjen e pronarit të valixhes që është edhe pronari i drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat