Policia e Prizrenit ka arrestuar të dyshuarin S. A i lindur më 1997, lidhur me një rast vjedhje e rëndë.
Gjatë intervistimit i dyshuari ka pranuar se i ka kryer edhe dy vepra penale të vjedhjes, këto te kryera në shtëpizat malore dhe Kaponavode.
Sipas deklaratës së tij këto vepra i ka kryer në bashkëpunim me dy shokë.
Lidhur me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit e me urdhër te cilit i dyshuari ndalohet për 48 orë ndërsa polica ka dorëzuar kallëzimin penal ne prokurori.
Rasti vazhdon te hetohet nga njësitet përkatëse policore./BS/