Shqiptari hidhet nga pallati në Itali, dyshohet për vrasje

Kronikë e zezë

Shqiptari hidhet nga pallati në Itali, dyshohet për vrasje

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 22:47
Foto nga vendi ngjarjes

Një 48-vjeçar shqiptar është gjetur i vdekur në shkallët e një pallati në Genoa, në Itali. Sipas mediave italiane, që citojnë burime nga grupi hetimor, dyshohet se kemi të bëjmë me vrasje.

Policia italiane thotë se shqiptari mund të jetë shtyrë nga dikush. 48-vjeçari ka rënë nga kati i fundit i pallatit dhe ka ndërruar jetë menjëherë.

“Brenda pallatit po bëheshin punime dhe ne besojmë se pas një sherri mes punonjësve mes katin e 6-të dhe 7-të”, thotë kreu i policisë, Annino Gargano.

Për zbardhjen e ngjarjes së ndodhur rreth orës 15:00, policia thotë se do të marrë në pyetje të zotin e apartamentit ku po kryheshin punime. Zyrtarisht shqiptari i paidentifikuar rezulton i papunë që prej vitit 2011.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat