Policia e Shkodrës ka arritur të sekuestrojë 156 kilogramë kanabis sativa ndërsa në pranga kanë përfunduar dy persona.
Burime zyrtare bëjnë të ditur se droga u gjet në lagjen “Skënderbeg”, gjatë kontrrollit të ushtruar në banesën e të arrestuarve.
Në kuadër të këtij operacioni policor të koduar “Green House” u arrestuan Valentin Gjeloshi, 27 – vjeç dhe Ermir Gjeloshi, 25 vjeç, të dy banues në Shkodër.