Ndjekje me makina në Drashovicë, policia kap njërin nga trafikantët që po i turrej pyllit

Kronikë e zezë

Ndjekje me makina në Drashovicë, policia kap njërin nga trafikantët që po i turrej pyllit

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 09:07
Ilustrim

Policia e Vlorës kishte marrë informacione se dy të rinj ishin duke transportuar një sasi kanabisi dhe i ka ndjekur ata me makinë në rrugën Kotë-Drashovicë. Gjatë ndjekjes, trafikantët e kanë shtuar shpejtësinë dhe nuk i janë përgjigjur urdhrit të policisë që të ndalonin.

Makina e tyre ka ikur me shpejtësi drejt Drashovicës ku ata kanë ndaluar dhe e kanë braktisur makinën Fuoristradë Toyota dhe janë futur në pyll.

Policia i ka ndjekur dhe ka arritur të kapë njerin prej tyre, Kleant Xhaka, 22 vjeç, lindur në Lushnje, me banim në Dhërmi, kurse personin tjetër vetëm sa ka mundur ta identifikojë.

Policia e Vlorës njoftoi se nga kontrolli që i është bërë "Fuoristradë-Toyota" me targë N856JLY, është gjetur një sasi prej 75 kg kanabis, e futur në thasë sintetikë, qese plastike të zeza si dhe një pjesë tjetër,  mbështjellë me natriban, e cila u sekuestrua.

Tashmë po punohet për kapjen e bashkëpuntorit tjetër si dhe të personave të tjerë të implikuar në veprimtarinë e prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotikëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat