Policia ndjek fuoristradën me 75 kg kanabis, një i arrestuar, arratiset tjetri

Kronikë e zezë

Policia ndjek fuoristradën me 75 kg kanabis, një i arrestuar, arratiset tjetri

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 09:34
Foto nga vendi ngjarjes

Një 22-vjeçar i identifikuar si Kleant Xhaka, është arrestuar dje në Vlorë, pasi policia ka zbuluar 75 kilogramë lëndë narkotike që po transportohej në një automjet në aksin Kotë-Drashovicë.

Policia është vënë në ndjekje të makinës në të cilën udhëtonin dy persona, duke u dhënë urdhër të ndalonin, por ata nuk janë bindur duke vijuar të ecin me shpejtësi në drejtim të fshatit Drashovicë.

Të dyshuarit kanë braktisur më pas mjetin, duke ia mbathur me vrap në drejtim të pyllit. Blutë kanë mundur të prangosin shtetasin Kleant Xhaka, ndërsa personi tjetër ka mundur të largohet me vrap duke përfituar nga terreni i vështirë.

Image

Nga kontrolli dhe këqyrja që i është bërë automjetit tip “Fuoristradë-Toyota” është gjetur një sasi me lëndë narkotike me peshë totale prej 75 kilogramë, e dyshuar kanabis sativa.

Lënda narkotike ishte vendosur nëpër thasë sintetikë, qese plastike të zeza, si dhe një pjesë tjetër e mbështjellë me natriban, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat