Policia e Kosovës ka raportuar se gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar 19 persona për vepra apo incidente të ndryshme penale.
Për të gjitha arrestimet është informuar prokurori i shtetit ku me urdhër të tij nga të arrestuarit 11 janë dërguar në mbajtje ndërsa të tjerët janë liruar në procedurë të rregullt./BS/