Ky është 29-vjeçari që u plagos sot me pistoletë, lidhje shoqërore me Elton Çiçon

Kronikë e zezë

Ky është 29-vjeçari që u plagos sot me pistoletë, lidhje shoqërore me Elton Çiçon

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 16:09
Andi Mustafarai

Ky është shtetasi Andi Mustafarai, 29 vjeç, i cili ka mbetur i plagosur me tre plumba në një nga lokalet shumë pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Policia sqaroi ngjarjen duke dhënë detaje rreth të riut, i cili kishte lidhje shoqërore me Elton Çiçon, të riun nga Tepelena që mbeti i vrarë në 1 maj nga një atentat në një nga lokalet në ish-bllok. Në momentin e ngjarjes i plagosuri ka qenë në verandën e lokalit dhe është qëlluar nga një makinë në ecje që ka kaluar aty. I ndodhur jashtë rrezkut për jetën, ndërsa policia është vënë në kërkim të autorit të atentatit.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat