Shkon për turizëm malor, durrsaku gjen vdekjen në Shkodër

Kronikë e zezë

Shkon për turizëm malor, durrsaku gjen vdekjen në Shkodër

Më: 28 tetor 2016 Në ora: 16:39
Ilustrim

Një 56-vjeçar ka vdekur gjatë kohës që kishte shkuar për të bërë turizëm malor.

Burime nga policia kanë bërë të ditur për mediat shqiptare se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në fshatin Vuksanaj në Malësinë e Madhe.

Dje rreth ora 14:30, në fshatin Vuksanaj, në mal, ku ka qenë për turizëm malor, ka gjetur vdekjen 56-vjeçari Aqmil M., me banim në Durrës.

Policia ende nuk e ka përcaktuar se cili ka qenë shkaku i vdekjes së 56-vjeçarit nga Durrësi, ndërsa po punohet për përcaktimin e shkakut të vdekjes dhe sqarimin e ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat