Automjeti me 5 të rinj përplaset me pemën, 1 i vdekur e 4 të plagosur

Kronikë e zezë

Automjeti me 5 të rinj përplaset me pemën, 1 i vdekur e 4 të plagosur

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 11:14
Ilustrim

Një përplasje fatale… Në automjet ishin 5 të rinj, 3 italianë dhe dy shqiptarë. Ndërsa ishin në një kthyer nga një festë automjeti i tyre “Mini Cooper” u përplas me një pemë pak metra nga parku “Nënë Tereza”, në Romë.

Forcave zjarrfikëse u është dashur të përdorin një pincë speciale për prerjen fletë metalike të makinës, e cila kishte zënë të rinjtë.

Ata u dërguan me urgjencë në spital, por vetëm disa orë më pas drejtuesi, një i ri italian humbi jetën. Të plagosurit shqiptarë, 18 dhe 21 vjeç janë jashtë rrezikut për jetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat