Zbulohet fabrika e drogës në Itali, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

Zbulohet fabrika e drogës në Itali, arrestohet shqiptari

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 12:49
Njëri nga të arrestuarit

Shtatë persona, gjashtë bullgarë dhe një shqiptar janë arrestuar në San Nicandro Garganigo të Italisë, dhe një sasi e konsiderueshme droge është arrestuar, raportojnë sot mediat lokale.

Shqiptari i arrestuar është Klodian Paluci.

Në një ndërtesë të braktisur prej vitesh, grupi kishte ngritur një laborator për paketimin e marijuanës.

Hetimet kanë zbuluar një grup të huajsh, banues në Lesina, të cilët mblidheshin çdo ditë në mëngjes dhe prisnin ardhjen e një fugoni, të bardhë, me të cilën shkonin në San Nicandro, për t’u kthyer gjatë gjatë mbrëmjes së vonë.

Efektivë, pasi mbërritën në vendngjarje nëpërmjet rrugëve dytësore dhe shtigjeve, fillimisht rrethuan zonën përreth vendit ku ndodhej droga, e më pas hynë në ndërtesë, ku arrestuan 7 personat, që merreshin me paketimit të marijuanës.

Gjatë kontrollit në magazinë, u gjetën rreth 600 bimë kanabisi, rreth 20 kg marijuanë e tharë dhe gati për paketim, si edhe një çifte gjahu që rezulton e vjedhur.

Shatë pjesëtarët e grupit u përpoqën të arratiseshin, por u neutralizuan.

Sipas policisë, nga rreth 600 kg drogë e sekuestruar, do të mund të nxirreshin 430.000 doza, që mund të shiteshin në gjithë provincën e Foggia-s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat