Vrau italianin me thikë se bëri zhurmë, 30-vite burg për Lorenc Priftin

Kronikë e zezë

Vrau italianin me thikë se bëri zhurmë, 30-vite burg për Lorenc Priftin

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 14:02
Lorenc Prifti

Tridhjetë vite burgim është dënimi që prokurori i Velletrit në Itali, ka kërkuar mëngjesin e djeshëm në gjykatë për shqiptarin Lorenc Prifti.

Ky i fundit akuzohet si vrasësi i Francesco Maria Pennacchi.

Ngjarja ka ndodhur më 26 tetor të vitit të shkuar, ditë në të cilën kontabilisti italian u vra nga një goditje me thikë në bark, nga 44-vjeçari shqiptar, i cili jetonte në pallatin ku ndodhej edhe studio e punës së italianit.

Bukëpjekësi shqiptar ishte duke pushuar me familjen në apartamentin ku jetonte në Velletri, kur gjatë orëve të vona të natës, në studion ngjitur të italianit ishte duke u zhvilluar një festë e zhurmshme.

Kështu, 44-vjeçari shkoi në studion e italianit për të kërkuar shpjegime. Mes autorit dhe viktimës ka pasur lindur një konflikt që ka përfunduar me goditjen me thikë të Pennacchi-t. Gjatë ngjarjes, ishin të pranishëm edhe dy miq të italianit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat