Konfiskohen armë në rajonin e Pejës

Kronikë e zezë

Konfiskohen armë në rajonin e Pejës

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 11:58
Ilustrim

Policia e Kosovës në Pejë bën të ditur se për tri ditë ka konfiskuar pesë armë pa leje si dhe për këto raste janë arrestuar katër persona.

Armët janë konfiskuar në fshatrat Vitomiricë, Zagerm, Ramun dhe Bllagajë, ndërsa ndaj të arrestuarve janë iniciuar rastet për veprat  penale ‘Përdorim i armës ose mjetit te rrezikshëm’, ‘ Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armës’, dhe veprës së ‘ kanosjes’.

Armët dhe dëshmitë tjera të konfiskuara në total për këto kategori veprash janë: Dy armë të tipit AK 47 dhe dy karikator të armëve përkatëse, tri pistoleta-revole dhe tre karikator të armëve përkatëse, dhe 58 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Policia thekson se posedimi dhe përdorimi i armëve në mënyrë të kundërligjshme nga ana e qytetarëve, mund të paraqesë në çdo kohë rrezik./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat