Kapet drogë në portin e Vlorës, arrestohet i riu nga Tirana

Kronikë e zezë

Kapet drogë në portin e Vlorës, arrestohet i riu nga Tirana

Më: 31 tetor 2016 Në ora: 13:15
Porti i Vlorës

Një tjetër sasi lënde narkotike është kapur, këtë herë në portin e Vlorës, me destinacion Italinë.

Burime nga policia thanë se kanë kapur në orën 13:00 të riun nga Tirana Erion M., pasi me makinën e tij po transportonte 6 pako me drogë.

Sipas policisë me makinën tip “Peugeot”, me targë AA 254 PA, i riu nga Tirana është kapur flagrancë duke transportuar gjithsej 7.2 kilogramë kanabis sativa, që kishin si destinacion italianë.

U bllokua droga bashkë me mjetin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat