Aksident i rëndë tek kryeministria

Kronikë e zezë

Aksident i rëndë tek kryeministria

Më: 1 nëntor 2016 Në ora: 10:04
Foto nga aksidenit

Një aksident sapo ka ndodhur përballë kryeministrisë në Tiranë. Mësohet se një burrë rreth moshës 50-vjeç është përplasur nga një makinë tek kryqëzimi në afërsi të kryeministrisë.

Burime bëjnë me dije se burri ka qenë duke udhëtuar me motor në momentin që është goditur nga makina.

Menjëherë në vendin e ngjarjes ka mbërritur ambulanca, e cila e ka dërguar 50-vjeçarin në spital ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.  

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe menjëherë ka nisur hetimet për të mësuar se cilat kanë qenë shkaqet e aksidentit.   

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat