Një operacion antidrogë në Tiranë, ka përfunduar me kapjen e 6 të rinjve që shisnin lëndë narkotike në Tiranën e Re.
Burime nga policia thanë se kanë ndaluar Romeo Korollari, 26 vjeç, Rigert Shani, 29 vjeç, Bledi Shytaj, 28 vjeç, Ani Pushaj, 20 vjeç, Alket Zela, 18 vjeç, dhe Aleko Lika, 20 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Këta persona shpërndanin lëndë narkotike të llojit heroinë dhe kanabis sativa, në zona të ndryshme të Tiranës, si në Kombinat, zona e Liqenit Artificial, Sheshi Nënë Tereza, Pallati i Kulturës.
U organizuan shërbimet policore dhe u realizua kapja në flagrancë e tyre. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 12 doza me lëndë narkotike.
Dosja i ka kaluar Prokurorisë së Tiranës, për veprën penale "Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike".