Tetëdhjetë e katër vjeçarja F.B. nga Gostivari mbrëmë ka lajmëruar në polici se gjatë ditës rreth orës 14 mysafir te ajo në shtëpi kanë ardhur dy femra, nënë e bijë, të cilat kanë qëndruar një kohë aty, por pasi që kanë ikur, ajo ka vërejtur se nga çanta i është vjedhur kuleta ku ka pasur 9.500 euro dhe 400 dollarë amerikanë.
Po ndërmerren masa dhe aktivitete për zbardhjen e të gjitha rrethanave në lidhje me vjedhjen e denoncuar, thuhet në komunikatën e policisë.