Tragjike, 47-vjeçari i jep fund jetës me fostoksinë

Kronikë e zezë

Tragjike, 47-vjeçari i jep fund jetës me fostoksinë

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 10:34
Ilustrim

Një 47-vjeçar i ka dhënë fund jetës mbrëmjen e djeshme në Durrës.

Burime nga policia thanë se, rreth orës 19:00 në lagjen Nr.4, Durrës, në banesë nën ndikimin e alkoolit është vetëhelmuar me fostoksinë 47-vjeçari me inicialet F. Gj.

Mësohet se fatkeqësisht ai ka ndërruar jetë në orët e para të mëngjesit të sotëm në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë.

Pas ngjarjes, policia tha se dosja i është dërguar Prokurorisë së Durrësit për “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat