Në magazinën e drogës ku punonin edhe gra shtatzëna

Kronikë e zezë

Në magazinën e drogës ku punonin edhe gra shtatzëna

Më: 3 nëntor 2016 Në ora: 21:58
Magazina

Magazina ku përpunohej droga ndodhet shume pranë qendrës së qytetit të Rrëshenit. ABC ishte pranë magazinës, e cila vijon të ruhet nga policia, ndërsa në brendësi të saj peshohej hashashi. Në këtë operacion të Policisë së Lezhës u angazhuan 100 forca të policisë, ndërsa në pranga ranë 22 persona.

Nuk ndodhet buzë një lumi, mes maleve apo në pyll.

Kjo magazinë ku brenda ka mijëra kg hashash, ndodhet shumë pranë qytetit.

Mund të shihet edhe me sy të lirë ndërsa je duke ecur në rrugët e Rrëshenit.

Një zonë e njohur nga të gjithë.

Dikur aty ka qenë pulari, ndërsa sot këto magazina shfrytëzohen për biznese të ndryshme.

Në njërën përpunohet druri, në tjetrën përballë përpunohet mielli.

Ndërsa në të fundit përpunohet drogë.

Era karakteristike e hashashit ndihet sapo i afrohesh zonës se ish-pularisë.

ABC News ishte në magazinën ku u gjet hashashi.

Një ditë pas operacionit, policia vijon të qëndrojë aty.

Perimeteri i sigurisë na tregon se nuk mund të futemi në ambientet e brendshme të magazinës pasi të tjerë efektivë janë ende duke e peshuar hashashin edhe pse kanë kaluar 24 orë nga ndërhyrja e policisë.

Banorët jashtë kamerave na treguan se këtu, para syve të tyre kalonin furgona e kamionë të ngarkuar me hashash.

Për ta përpunuar dhe tharë lëndën narkotike të mbledhur nga parcelat në mbarë zonën, pronari i kësaj magazine kishte punësuar më shumë se 30 punëtorë.

Burra, gra, të rinj, madje edhe gra shtatzëna vinin çdo ditë këtu.

Punonin disa orë dhe largoheshin sërish vetëm, në këmbë pasi pronari nuk u kishte siguruar atyre transportin.

Dhe kjo rutinë kishte muaj që vazhdonte.

Deri mesditës së mërkurës kur Policia e Lezhës ndërhyri për shkatërrimin e kësaj veprimtarie të jashtëligjshme.

Prej tre ditësh, punëtorët, furgonat e transportit të drogës dhe kushdo i përfshirë në këtë tregti kriminale, ishte nën përgjim intensiv nga krimi i organizuar pranë Drejtorisë së Policisë së Lezhës.

Mbi 100 efektivë të policisë së Lezhës u angazhuan në këtë operacion të koduar “Befasia”.

Dhe ashtu si vetë emri i këtij operacioni, mesditën e 2 tetorit të 32 punëtorët e kësaj magazine u zunë në befasi ndërsa punonin për të tharë hashashin.

Ata u shoqëruan nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë drejt ambienteve të policisë, ku u morën në pyetje.

9 prej tyre, kryesisht gra, do të ndiqen penalisht në gjendje të lirë ndërsa 22 prej tyre u arrestuan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat