74 aksidente për 24 orë, 23 të lënduar

Kronikë e zezë

74 aksidente për 24 orë, 23 të lënduar

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 10:53
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuart se gjatë ditës së djeshme (e enjte) në Kosovë kanë ndodhur 74 aksidente trafiku, prej të cilave një ka përfunduar me pasoja fatale, 23 me persona të lënduar dhe 50 të tjera me dëme materiale.

Aksidenti fatal ka ndodhur në Polluzhë të Drenasit ku një person i moshës 64 vjeç ka humbur jetën derisa bashkëshortja e tij ka pësuar lëndime të rënda trupore. 

Policia, poashtu ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit i ka gjobitur 819 pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë rënë ndesh me rregullat e trafikut./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat