Aksident me fatalitet në Drenas

Kronikë e zezë

Aksident me fatalitet në Drenas

Më: 4 nëntor 2016 Në ora: 12:38
Ilustrim

Një person ka vdekur në një aksident që ka ndodhur në fshatin Polluzhë të Drenasit.

Policia e Kosovëska njoftuar se të enjten në këtë fshat ka ndodhur aksidenti mes një kamioni dhe një veture. Deri tek aksidenti dyshohet se ka ardhur kur i dyshuari ishte duke lëvizur me kamionin Mercedes në rrethana të panjohura është përplasur me veturën Mercedes që drejtohej nga viktima.

Si pasojë e aksidentit lëndime trupore kanë pësuar të dy ngasësit dhe një pasagjere femër K-Shqiptare. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në shtëpinë e shëndetit ne Drenas dhe si pasojë e lëndimeve të marra ngasësi i veturës ka ndërruar jetë, ndërsa pasagjerja është transportuar në QKUK-Prishtinë për tretman të mëtutjeshëm.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari ndalohet në repartin mjekësor nën përkujdesje policore, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion./BS/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat