Vodhi patate dhe dhunoi fermerin, arrestohet

Kronikë e zezë

Vodhi patate dhe dhunoi fermerin, arrestohet

Më: 5 nëntor 2016 Në ora: 12:55
Ilustrim

Një 44-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi tentoi të vidhte patate në tokën e një personi tjetër, duke e dhunuar fizikisht këtë të fundit.

Ngjarja është shënuar në Sheqeras, ku Krist Koro u kap duke vjedhur patatet në tokën e M.P., 31 vjeç. Fermeri nga Nizhaveci i kërkoi autorit të largohet nga prona e tij, por Koro e ka goditur me mjete të forta në trup, duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore.

Ndaj 44-vjeçarit rëndojnë akuzat e vjedhjes dhe dëmtime të tjera me dashje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat