Vrasja e rojës së karburantit në Sarandë, ja fjalët që autori i krimit u tha policëve kur e arrestuan

Kronikë e zezë

Vrasja e rojës së karburantit në Sarandë, ja fjalët që autori i krimit u tha policëve kur e arrestuan

Më: 6 nëntor 2016 Në ora: 22:52
Pamje nga momenti i arrestimit

Nuk kanë kaluar më shumë se 12 orë pas vrasjes, kur policia ka vënë në pranga njeriun e dyshuar si autori i vrasjes së Artan Hoxhës, mëngjesin e sotëm në një karburant në Sarandë.

Policia thotë se Arqile Koçi, 27 vjeç është autori i kryesor i vrasjes së Hoxhës, ndërsa Mihal Leka, 33 vjeç, banues në Sarandë është shoku i autorit, i cili i ka dhënë ndihmë për tu fshehur.

Koçi është arrestuar në mesditë në një hotel në Sarandë, jo shumë larg vendit të ngjarjes. Në momentet e arrestimit ka pasur edhe një dialog mes policisë dhe autorit të vrasjes, 27-vjeçarit Koçi

Polici: Çelësin e motorit, ku e ke çelësin e motorit?

I arrestuari: Na, ja ku është.

Më pas Arqile Koçi shoqërohet për në makinën e policisë dhe në komisariat ku është njohur me akuzat ndaj tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat