Policia jep detaje pas grabitjes që ndodhi në Tiranë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje pas grabitjes që ndodhi në Tiranë

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 10:08
Foto ilustrim

Policia e Tiranës ka dhënë detaje mbi grabitjen e një të riu që ndodhi të shtunën në zonën e ish –Bllokut. Autorët e kësaj ngjarje janë Albin Zeqirllari, 26 vjeç dhe E. K., 17 vjeç, që të dy banues në Tiranë.

Që të dy u arrestuan. Policia tha se ata u kapën pasi shtetasi F. Sh., 18 vjeç, kishte bërë kallëzim ndaj tyre për grabitje.

Në afërsi të Sheshit “Nënë Tereza”, pas një mosmarrveshje, shtetasit Albin Zeqillari dhe E. K., e kanë kanosur dhe goditur atë, duke arritur t’i marrin telefonin celular të markës “Samsung”, një orë dore të tipit “Guess” dhe një varse floriri. Këto sende atij do t’i ktheheshin pasi t’u jepte 20.000 lekë.

Policia i arrestoi dy të rinjtë dhe u sekuestroi edhe orën dhe celularin “Samsung Galaksi S4”. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat