Aksident në Shkodër, dy të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Shkodër, dy të lënduar

Më: 8 nëntor 2016 Në ora: 11:30
Ilustrim

Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në rrugën nacionale Shkodër-Bushat.

Një makinë ka dalë jashtë rruge. Siç bëhet e ditur në mjet ishin duke udhëtuar dy gra. Ata kanë mbetur të plagosura dhe janë transportuar për në spital, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes për të zbardhur shkaqet e aksidentit që besohet se ka ndodhur për shkak të reshjeve të shiut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat